Kurti takon Abdixhikun për çështjen e pozitës së presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet të hënën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për pozitën e presidentit të vendit.
Ora e takimit nuk është bërë ende e ditur.
Abdixhiku e ka thënë disa herë nëpër studiot televizive në Kosovë se duhet arritur marrëveshje në mënyrë që partia të cilën ai e udhëheq, LDK-ja, të jetë në sallë kur të votohet për këtë çështje.
Kjo parti ia pati bërë kuorumin presidentes aktuale, Vjosa Osmani kur e ka fituar mandatin e parë, në prill të vitit 2021.