Studentët iranianë brohorasin kundër Qeverisë dhe përleshen me forcat e sigurisë në Teheran
Studentët iranianë janë parë duke brohoritur kundër Qeverisë së vendit të tyre dhe duke u përballur me forcat e sigurisë pranë një universiteti në Teheran, sipas videove në rrjetet sociale dhe raportimeve të tjera.
Protesta shpërtheu më 21 shkurt pranë Universitetit “Sharif”, ndërsa studentët u përballën me ushtarë nga Basij, një forcë vullnetare paraushtarake që ka luajtur rol të madh në shtypjen e protestave të mëparshme politike.
Studentët dëgjoheshin duke brohoritur “Turp, turp”, sipas një videoje...