Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS-in dhe Al-Nusrën
Këshilli i Ministrave i Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngrirë pasurinë dhe mjetet financiare të 11 shtetasve të Bosnjës të lidhur me organizatat terroriste, Shteti Islamik (IS) dhe Al-Nusra, duke zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Për shumicën e personave të sanksionuar është lëshuar edhe njoftimi i kuq i INTERPOL-it, me kërkesë të autoriteteve të Bosnje e Hercegovinës.
Vendimet kanë të bëjnë me ngrirjen e burimeve ekonomike dhe mjeteve financiare...