As emër, as marrëveshje: Pse po vonohen kandidaturat për president?
Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.
4 marsi po afrohet. Kjo është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të votojë për figurën që do ta mbajë pozitën e presidentit të shtetit për një mandat pesëvjeçar. Të gjitha partitë politike përmendin nevojën për një figurë konsensuale, dhe flasin për bashkëpunim dhe marrëveshje. Megjithatë, emra konkretë nuk ka.