Të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc deklarohen të pafajshëm
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi të hënën gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë - pjesa veriore e Kosovës - ku të akuzuarit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq u deklaruan të pafajshëm.
Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj vëllezërve Viqentijeviq dhe Dimoviqit për veprat penale: “kërcënim i rendit kushtetues me anë të shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike” dhe “kryerje e aktit terrorist”.
Dy të akuzuarit, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq...