Rama: Do të jem në SHBA për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se do të jetë në Uashington më 19 shkurt për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes – nismës së kryesuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, që synon zgjidhjen e konflikteve në botë.
Ai në podkasin e tij, Flasim, tha se ftesën e ka pranuar nga presidenti Trump.
“Do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria...