Uashingtoni shton presionin ushtarak ndaj Iranit përmes Gjirit Persik
Një marrëveshje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ende mundësi të shmangë një përballje ushtarake.
Megjithatë, një nga grumbullimet më të mëdha ushtarake ndonjëherë nga Uashingtoni në Gjirin Persik po merr formë me shpejtësi.
Ekspertët thonë se dislokimi synon t’i japë presidentit amerikan Donald Trump opsione ushtarake, nëse ai vendos të veprojë dhe ta sulmojë Teheranin për dështimin në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore si dhe për shtypjen e protestuesve.
Forcat iraniane të sigurisë vranë mijëra demonstrues në janar...