Kuvendi miraton rezolutë për gjykim të drejtë në Speciale
Me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim është votuar një rezolutë e përgatitur nga një grup ekspertësh dhe e mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë gjykim të drejtë për të akuzuarit.
Ky ishte vendimi i parë i legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, pas themelimit të organit ligjvënës një ditë më parë.
Para votimit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan që rezolutës t’i shtohet edhe një pikë përmes së cilës do të kërkohej zbardhja e vrasjeve para dhe pas luftës.