Tërmet në Kosovë
Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.
Tërmeti është ndier në pjesën më të madhe të vendit.
Tash për tash, nuk ka raportime për dëme materiale.
Sizmiologu kosovar, Shemsi Mustafa, shkroi në Facebook se shkalla e tërmetit ka pasur potencial për rrezik për qytetarët.
"Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës.