KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
Me 11 vota për, anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë certifikuan rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
"Me gjithë rezervat që i kemi pasur për Listën Serbe, i kemi dhe do të vazhdojmë t’i kemi", tha Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi votoi për certifikimin e rezultatit zgjedhor.
Kurteshi dhe anëtari tjetër i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi në të kaluarën disa herë ka votuar kundër Listës Serbe në KQZ, qoftë për pjesëmarrjen e kësaj partie - që ka mbështetjen e Beogradit - në zgjedhje...