Intervistohen 14 të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit në Kllokot
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe intervistuar 14 persona - kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese - nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Kllokot.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë kryer më 6 shkurt, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, ata janë liruar pas intervistimit.
Deri më tani, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave janë ndaluar dhjetëra persona në disa...