Gjuha serbe përçan Malin e Zi
Çështjet e identitetit në Mal të Zi u hapën sërish.
Debati për gjuhën, shtetësinë dhe flamurin u nxit nga Partia Popullore Demokratike proserbe (DNP) e Millan Knezheviqit, në kohën kur Mali i Zi po shënon përparim në procesin e integrimit evropian.
Pikërisht për këto çështje, DNP-ja u largua nga Qeveria, ndonëse mbijetesa e saj nuk u vu në rrezik.
Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq vazhdon ta ketë shumicën parlamentare edhe pa DNP-në.
Nikolleta Gjukanoviq, ligjëruese në Universitetin Donja Gorica në Podgoricë...