Për rastin “turistët snajperistë” nën hetim një 80-vjeçar nga Italia
Në kuadër të rastit për “turistët snajperistë”, të cilët dyshohet se paguanin për të vrarë njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri më 1995, përfshirë gra dhe fëmijë, po hetohet edhe një shtetas italian, 80 vjeç.
Mediat italiane raportuan për këtë rast, duke thënë se kanë marrë informacione nga burime nga sektori i drejtësisë.
Të dyshuarit, një ish-shofer kamioni 80-vjeçar nga provinca e Pordenones, emri i të cilit nuk është bërë publik, i është dorëzuar një ftesë për marrje në pyetje...