Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit?
Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.
Ani pse është demokraci parlamentare, në Kosovë ka pasur gjithmonë rëndësi se kush është ngjitur në pozitën e presidentit. Mandati i radhës nuk përbën asnjë dallim. Madje, kalkulimet për të duket që sa shkojnë e rriten. Në anën tjetër, koha për finalizim të procesit sa shkon e shkurtohet. Pse, atëherë, partitë nuk deklarohen zëshëm për një kandidat?