Kosova, Shqipëria dhe Kroacia bisedojnë për avancim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Delegacione të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë takuar për të diskutuar lidhur me mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në kuadër të deklaratës së përbashkët të nënshkruar më 2025.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, delegacioni kosovar u udhëhoq nga drejtori i politikave të mbrojtjes, Faruk Geci, dhe gjatë takimit “u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese...