Ndalohet edhe një kryesues në Malishevë nën dyshimet për manipulim të votave
Një kryesues në Malishevë është intervistuar më 2 shkurt dhe është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për falsifikim të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Prokuroria Themelore në Gjakovë tha se ndalimi i tij është në kuadër të aksionit të ndërmarrë më 28 janar, kur ishin intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë. Atë ditë, u dërguan në ndalim 15 kryesues, të cilëve më pas iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji.
Kryeprokurori në Gjakovë, Enis Gashi, ka deklaruar më 28 janar...