Prokuroria autorizon Policinë për hetime lidhur me numërimin e votave në Podujevë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave në komunën e Podujevës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, autorizimi është dhënë për Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të dyshimeve për kryerjen e veprave penale që lidhen me cenimin e të drejtave të votimit.
Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi ekzistojnë dyshime për parregullsi...