Abdixhiku i kërkon Kuvendit të LDK-së ta shqyrtojë dorëheqjen e tij
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën.
"Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi", u ka thënë ai delegatëve të partisë.
Abdixhiku e ka thirrur Kuvendin pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja...