Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vendos vija të kuqe për raketat
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka sinjalizuar gatishmëri për t’i rinisur bisedimet për çështje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, teksa ka vendosur linja të kuqe sa i përket programit të raketave të Teheranit.
Duke folur më 30 janar në Stamboll, Araqchi ka thënë se Teherani do të ishte gati për t’i rinisur bisedimet me Uashingtonin nëse do të zhvilloheshin, siç ka thënë ai, në mënyrë “të drejtë dhe të barabartë”.
Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij turk, zyrtari...