Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbinë qendrore më 29 janar.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani. Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro.
Daçiq tha se në këtë aksion janë arrestuar N.S. (1986) dhe R.S. (1958), ndërsa...