Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Shqipëri në operacionin për gjetjen e një personi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Klos të Shqipërisë për t’iu bashkuar operacionit për kërkimin e një personi me shtetësi shqiptare, që dyshohet se ra në ujërat e përroit të Darsit 20 ditë më parë.
Osmani tha se FSK-ja u dërgua në Shqipëri më 28 janar, pas propozimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës.
"Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj.