Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të aprovohen vetëm kostot e arsyeshme
Tre operatorët energjetikë në Kosovë kanë kërkuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.
Rritja e çmimit të rrymës është kërkuar nga Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), që kanë dërguar këto kërkesa në Zyrën e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE).
Zyrtarë të ZRRE-së thanë për Radion Evropa e Lirë se këto kërkesa për shtrenjtim të tarifave...