Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano për rastin e “turistëve snajperistë”
Këshilli i Qytetit të Sarajevës dha pëlqimin më 28 janar që Qyteti i Sarajevës t’i bashkohet procedurës penale që po zhvillohet para organeve gjyqësore në Milano të Italisë kundër personave të dyshuar se kanë shtënë me snajper ndaj qytetarëve të Sarajevës në kohën e luftës.
Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, mediat italiane raportuan se prokuroria e Milanos ka nisur hetime për “turistët snajperistë”, të cilët, sipas kallëzimit të shkrimtarit dhe gazetarit Ezio Gavazzeni, paguanin shuma të...