Shqipëria: Serbia nuk i është përgjigjur ftesës për t’iu bashkuar paktit të mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha se marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes shtetit të tij, Kosovës dhe Kroacisë nuk është kundër askujt, as ndaj Serbisë, të cilën tha se e ka ftuar që t’i bashkohet.
Kjo deklaratë vjen pasi ai u pyet për të komentuar deklaratat e bëra më herët nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se kjo marrëveshje – e arritur në mars të vitit 2025 – është kundër serbëve, dhe këto shtete janë pjesë e një “aleance sulmuese”.
Edhe kur u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes...