Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi
Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, bllokuan pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.
Ky veprim është reagim ndaj sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, për të cilin ata thonë se po u shkakton dëbime, vonesa dhe humbje ekonomike, ndaj kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga zbatimi i tij.
Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut...