SHBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim
Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja në kuadër të Departamentit të Thesarit (OFAC) ka zgjatur licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) deri më 20 shkurt, konfirmoi më 23 janar, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.
“Kjo do të thotë se NIS dhe rafineria do të vazhdojnë të punojnë. Kjo blen kohë shtesë për qytetarët tanë, vendin dhe ekonominë”, tha Bërnabiq gjatë një konference për media në Kuvendin serb.
Siç raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS), OFAC-u...