TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi të enjten se e ka finalizuar një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët në pronësi amerikane - e cila do t’i ruajë të dhënat në SHBA - me qëllim që ta shmangë mbylljen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuara.
TikTok-u i ka mbi 200 milionë përdorues amerikanë.
Kjo marrëveshje përbën moment kyç për kompaninë e rrjeteve sociale, pas përplasjeve disavjeçare që nisën në gusht të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald...