Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff - duke folur në emër të administratës Trump - tha se SHBA-ja nuk është në bisedime me Iranin tani për tani, megjithëse “kemi pasur kontakt me ta”.
Duke folur në një intervistë për CNBC, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Witkoff tha se “Irani është një marrëveshje që duhet të ndodhë”.
I pyetur për hollësi, ai e shmangu përgjigjen, por e përsëriti se ka mundësi për një marrëveshje.
Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor 2025...