Taktikat brutale të forcave iraniane të sigurisë për shtypjen e protestave
Pamje të reja që po qarkullojnë online, po shpërfaqin forcat iraniane të sigurisë duke shtënë me armë në drejtim të protestuesve më 8 janar. Ata shihen edhe duke hyrë nëpër ndërtesa, duke arrestuar e rrahur njerëz në periudhën e shpërthimit të protestave masive. Radio Farda e Radios Evropa e Lirë bisedoi me familjarët e një protestuesi të vrarë në protestat e shtypura nga pushteti. HRANA, organizata për të drejta të njeriut, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se mbi 3.900 njerëz janë vrarë në përleshje...