Trump e pranon medaljen e Nobelit nga udhëheqësja e opozitës venezuelase, Machado
Udhëheqësja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, ia dhuroi medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të enjten gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Trumpi synon ta mbajë medaljen.
Në një postim në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje, Trump shkroi: “Maria ma dha Çmimin e saj Nobel për Paqe për punën që kam bërë. Ky është gjest i mrekullueshëm i respektit të ndërsjellë. Faleminderit Maria!”
Machado...