Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.R., i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe të Policisë së Kosovës më 2023.
Gjykata tha se vendimi për paraburgim ishte masë adekuate për shkak të rrezikut se nëse i pandehuri do të lihej në liri, ai do të mund të arratisej, pasi që ka edhe nënshtetësi të Serbisë dhe “në këtë mënyrë do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë”.