Protestat dhe kërcënimet nga SHBA-ja shpërfaqin kufijtë në raportin Kinë-Iran
Teksa udhëheqësit klerikalë të Iranit po luftojnë për të mbijetuar përballë një prej kërcënimeve më të mëdha ndaj pushtetit të tyre ndër vite dhe Shtetet e Bashkuara që po kërcënojnë me veprime të mundshme ushtarake kundër shtetit, Kina ka pak opsione – dhe gjithnjë e më shumë hezitim – për të ndihmuar partnerin e saj në Teheran.
Mosveprimi i Pekinit pasqyron natyrën pragmatike të bashkërendimit të tyre, i cili bazohet më shumë në interes sesa në mirëbesim apo besim, thonë ekspertët.
Këta kufij janë...