Kosova nderon viktimat e masakrës së Reçakut
Kosova i ka nderuar viktimat e masakrës së Reçakut të enjten, në fshatin e Shtimes, ku 27 vjet më parë forcat serbe i vranë 45 civilë shqiptarë.
Kjo masakër shtyri NATO-n t’i niste bombardimet për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, dhe përfundimisht pavarësimit të vendit disa vite pas çlirimit.
Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti - liderë të partive politike e qytetarë të shumtë u mblodhën në memorialin e viktimave në fshatin Reçak - rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë...