KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes
Komisioni Evropian do të miratojë në ditët në vijim pagesën e parë të mjeteve për Serbinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime të besueshme në këtë institucion.
Serbia tashmë ka marrë mjete në formë të parafinancimit nga Plani i Rritjes, ndërsa tani do të marrë edhe pagesën e parë të rregullt.
Kjo pagesë do të jetë në vlerë prej 61 milionë eurosh.
Siç kanë sqaruar burimet në Komisionin Evropian, fillimisht ishte planifikuar që kësti i parë të ishte 112 milionë euro.