KQZ fillon rinumërimin e votave në 914 vendvotimeve, pas gjetjes së parregullësive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinumërojë votat në një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pasi kishte vërejtur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë.
Rinumërimi i votave në 36 për qind të vendvotimeve në mbarë vendin rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të vendit.
Në një mbledhje të martën, komisioni e paraqiti një raport nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e dhjetorit...