Rezervat shtetërore: Rozeta Hajdari dhe tre të tjerët gjykohen në proces të mbyllur
Për shkak të ruajtjes së dokumenteve dhe informacioneve të klasifikuara, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka mbyllur për publikun procesin gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, që nisi më 13 janar. Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe tre persona të tjerë akuzohen se i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës rreth tre milionë euro.