Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?
Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje gjithnjë e më vdekjeprurëse ndaj protestuesve në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.
Raporte të pakonfirmuara thonë se më shumë se 500 njerëz janë vrarë - edhe pse disa grupe për të drejtat e njeriut thonë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë - gjatë shtypjes së kryengritjes.
Protestat e javëve të fundit janë shndërruar në njërën prej sfidave më të mëdha ndaj sundimit...