Aleanca Kombëtare për Integrim fiton dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoninë e Veriut
Koalicioni shqiptar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) i ka fituar dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në disa komuna të Maqedonisë së Veriut të dielën, sipas rezultateve preliminare.
Kandidati i AKI - koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) - Valbon Limani, e mposhti kandidatin e koalicionit tjetër shqiptar, VLEN, Nevzat Bejta, për ta fituar komunën e Gostivarit.
AKI-j e fitoi edhe Vrapçishten me kandidatin Isen Shabani.
Kundërshtari i Shabanit në këto zgjedhje ishte Zulhajrat Demiri...