Raportohet për rritje të numrit të protestuesve të vrarë në Iran
Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHRNGO) tha se shtypja e ashpër e protestave në Iran është intensifikuar ndjeshëm dhe se raportet “tregojnë vrasje të përhapura të protestuesve në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Teheran”.
Sipas kësaj organizate, me seli në Norvegji, janë konfirmuar të paktën 192 protestues të vdekur që nga nisja e protestave në Iran më 28 dhjetor, nëntë prej të cilëve ishin nën moshën 18-vjeçare.
Kjo organizatë paralajmëroi se ka raportime të pakonfirmuara...