SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it në Siri
Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate kanë kryer sulme “në shkallë të gjerë” kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri, tha ushtria amerikane, në përgjigje të sulmit të muajit të kaluar që la të vrarë tre amerikanë.
Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM), që mbikëqyr forcat ushtarake amerikane në rajon, tha se dhjetëra sulme “shënjestruan IS-in në Siri” të shtunën.
Në postimin e CENTCOM-it në X nuk u specifikua se ku ndodhën sulmet.
Pamjet ajrore që iu bashkëngjitën njoftimit tregonin disa shpërthime të ndara...