Vërshimet në Kosovë: Si të mbrohemi nga përmbytjet?
5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.
Reshjet intensive të shiut vërshuan gjatë kësaj jave shumë pjesë të Kosovës. Përmbytjet nuk janë më lajm i rrallë në Kosovë, por përgjigjet ende mungojnë. A është faji vetëm i motit, apo i sistemit infrastrukturor? Në episodin e gjashtë të podkastit “5 pyetje”...