Një muaj paraburgim për katër nga 39 të dyshuarit për keqpërdorime në BKS
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të dyshuarve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Ndërkaq, ndaj 35 të dyshuarve të tjerë është caktuar masa të paraqitjes në stacion policor.
Në njoftim, Gjykata tha se S.M., V.B. dyshohet në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i besimit dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.
Bëhet fjalë për ish-drejtorin ekzekutiv të BKS-së, Sami Mazreku, dhe ish-drejtori i Financave i BKS-së...