Projekti milionësh në Malishevë përmbytet, ndërsa mungon pranimi teknik
Një nënkalim i ndërtuar me miliona euro në Malishevë dhe i përuruar me koncert dhe fjalime, u përmbyt vetëm disa muaj më pas si pasojë e reshjeve të shiut. Komuna e pranon se projekti nuk e ka përfunduar ende pranimin teknik, kurse kompania ndërtuese nuk dha shpjegime.
Me një koncert të madh, fjalime e parakalime, në gusht të vitit 2025, komuna e Malishevës e përuroi një nënkalim për vetura në qytet.
Nënkalimi ishte vetëm një pjesë e një projekti infrastrukturor me vlerë afër 9 milionë euro, që kryetari i kësaj komune...