Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime me SHBA-në pa Danimarkën, thotë lideri i opozitës
Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara pa përfshirjen e Danimarkës, ka thënë të enjten lideri i opozitës në ishullin danez, Pele Broberg.
Ishulli arktik është duke shqyrtuar se si t’i përgjigjet përpjekjeve të presidentit Donald Trump që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë ishullin.
Trump i ka shpeshtuar kërcënimet kohët e fundit për ta bërë Grenlandën pjesë të Amerikës, duke e ringjallur synimin që e kishte caktuar qysh në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë.