Udhëheqësit e Kosovës urojnë besimtarët për Krishtlindjen ortodokse
Udhëheqësit e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i kanë uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen ortodokse të mërkurën.
Ata u uruan atyre dhe familjeve të tyre mbarësi dhe harmoni.
Krishtlindja ortodokse në Kosovë është festë shtetërore dhe festohet çdo vit nga besimtarët ortodoksë në vend.
“Për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks qoftë kjo festë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira”...