Kroacia i reagon Vuçiqit për deklaratën lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”
Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar "një aleancë ushtarake kundër popullit serb".
“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviq.
Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli...