Pa kartelë, me euro në dorë: Si e dëmtojnë pagesat me para të gatshme buxhetin e Kosovës?
Arben Musliu, nga Fushë-Kosova, e përdor kartelën e tij bankare vetëm një herë në muaj: kur tërheq pagën mujore.
Të gjitha pagesat, qoftë për shërbime komunale apo për blerje në dyqane, 48-vjeçari i realizon me para të gatshme, pa marrë parasysh vlerën.
Madje, para tre vjetësh, ai pagoi 5 mijë euro para të gatshme për ta ndërruar veturën e tij me një më të re.
“Nuk i besoj tërheqjes së shpeshtë të parave nga bankomatët. Paratë në kuletë i menaxhoj më lehtë. Edhe kursimet i mbaj në shtëpi, jo në bankë.