SHBA-ja nis procedurat për heqjen e shtetësisë ndaj një të dyshuari për krime lufte në Bosnje
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka dorëzuar një padi civile për heqjen e shtetësisë amerikane të Sead Milkoviqit, i njohur si Sead Dukiq, për fshehjen e identitetit të tij të vërtetë, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë ishte lëshuar fletarrestim ndaj tij për shkak të dyshimeve se ka kryer krime lufte.
Milkoviq është ish-pjesëtar i forcave të sigurisë të Autonomisë së përkohshme të Bosnjës Perëndimore (APZB), për të cilin gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë kishte lëshuar fletarrestim për krime lufte ndaj civilëve...