Maduro deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për narko-terrorizëm
Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për narko-terrorizëm, pasi Shtetet e Bashkuara e kapën në Karakas dhe e sollën në tokën amerikane.
Maduro, 63 vjeç, u deklarua i pafajshëm në Gjykatën Federale në Nju Jork, për katër vepra penale, përfshirë akuzën për narko-terrorizëm, import të kokainës dhe posedim të armëve automatike dhe mjeteve shkatërruese.
“Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam burrë i ndershëm. Ende jam president i vendit tim”, tha Maduro përmes një përkthyesi...