Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Venezuelë?
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur reagime të përziera për sulmin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë të shtunën, i cili i parapriu kapjes së udhëheqësit venezuelas, Nicolas Maduro, dhe dërgimit të tij në paraburgim në Nju Jork.
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën deri në “kalimin e duhur të pushtetit” dhe do t’i shfrytëzojnë rezervat e saj të mëdha të naftës, pas rrëzimit të Maduros.
Maduro u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork të dielën...